Një incidentin me armë zjarri që ndodhi sonte në Komorsn të Drenasit, i plagosur ka mbetur vëllau i deputetit të VV-së Rexhep Selimi.
Tribuna Channel rapprton se viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Ai është goditur nga një plumb dhe nuk është rrezik për jetën.
Plagosje me armë zjarri në Komoran
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Komoran të Drenasit.
Viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Lajmi për “Indeksonline” u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.