Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Greqisë.
Sipas Top-Channel një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por fatmirësisht mësohet se shqiptari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj plagosje.