Plagoset me mjete të forta deputeti i ekstremit të djathtë në Gjermani

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Një deputet gjerman i ekstremit të djathtë është plagosur rëndë me mjete të forta.

Frank Magnitz, lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen pasi u sulmua, kryesisht në kokë nga tre persona të maskuar u la pa ndjenja, shkruan DailyMail.

Vetë anëtarë të partisë kanë publikuar foto të deputetit të “larë” në gjak nga ambienti i spitalit, si duket sapo është dërguar për mjekim.

Policia e Bremen sqaron se shkaku i dhunimit të deputetit mendohet se ka lidhje me pozicionin e tij politik.

Partitë e ekstremit të djathtë janë kundër ligjit për migracionin dhe njihen me qasjet jo të mirë ndaj të huajve, ku shpesh përkrahës ekstrem kanë shfaqur sjelle jo të mira ndaj tyre, duke eskaluar edhe me sulme ndaj emigrantëve dhe ndaj pronave të tyre.

Sulmin ndaj 66-vjeçarit e ka dënuar edhe kancelarja Angela Merkel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme