Një 24-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq, bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai, shkruan EkonomiaOnline.
Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi Borovci.