Një burrë në Popolan të Suharekës ditën e së premtes është plagosur nga një burrë tjetër.
Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit”, tha Gashi.
I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdhër te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të gjitha njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit të vend ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.