Plagoset një grua në Fier, policia shpall në kërkim babë e bir

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Një grua është plagosur me armë zjarri në Fier, konkretisht në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”.

Bëhet e ditur se gruaja ishte duke udhëtuar me motor me të birin, kur i kanë dalë dy bashkëfshatarë përpara dhe kanë qëlluar drejt tyre duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë një 66 vjeç dhe një 23 vjeçar, babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”./abcnews.al

Të ngjashme