Një kamarier , 33 vjeçar, është plagosur me armë zjarri në Samadraxhë të Suharekës. Drejt tij janë shtënë tre plumba.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia Rajonale e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti.