Plagoset një person në Deçan

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 15:53 | Nga

Në fshatin Lëbushë të Deçanit është plagosur me armë zjarri një person.

Policia e Kosovës njofton se tashmë ka arrestuari të dyshuarin, me inicialet U.L., 1965, të cilit i është bërë konfiskimi i një arme të zjarrit.

Në ndërkohë i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas vlerësimit të ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë rajonalë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme