Një person është plagosur me armë zjarri në Ferizaj, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKU), ndërsa i dyshuari është i njohur për policinë, por jo edhe në duart e tyre.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është në kërkim.
“Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin 24 orësh.