Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 13:00 në Fushë Kosovë.
Raportohet se personi i qëlluar është një zyrtar policor.
Polici raportohet se është i njësisë së trafikut, ndërkohë ngjarja ndodhi teksa ai ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Sinjali.