Sot është plagosur një person në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe se është në kërkim të policisë.
“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë më tutje ajo.