Plagoset një person në një aheng familjar në Rahovec

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur të enjten në mbrëmje në fshatin Dobidol të Rahovecit, si pasojë e gjuajtjes me armë nga një person tjetër në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast ka arrestuar një 54-vjeçar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë ahengut.

Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar edhe më tutje në Spitalin e Gjakovës për shkak të plagës nga një predhë e plumbit.

“Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit. Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Të ngjashme