Një person është plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal pranë lagjes “Partizani” në Vlorë.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale G.Ll., 46 vjeç, ka mbërritur me plagë në trup në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Dyshohet se ai është plagsur me mjet prerës nga një person tjetër, por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë policia raporton se ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.
“Gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës në një lokal pranë lagjes “Partizani”.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.