Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Pejë, nga një i dyshuar që fillimisht kishin pasur një zënkë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pasi ka pranuar ndihmë mjekësore në Pejë, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e fishekut të armës së zjarrit.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Papa Kelmendi, Pejë, 24.03.2021 – 22:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me të cilin kishte pas një zënkë kishte shtëne me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishte plagosur. Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marr në spitalin rajonal në Pejë e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e fishekut të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.