Në orët e para të ditës së diel, një person është plagosur nga një i panjohur.
Në orën 01:30, të ditës së diel, një person është plagosur nga një i panjohur.
Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje në tentativë, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, deri te kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dy meshkuj, ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.
Sipas policisë, në lidhje me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar.