Plagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë, ishte duke udhëtuar me familjen e tij

Prishtinë | 03 Gus 2025 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Rasti po hetohet si tentim vrasjeje.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.

Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, tha Elezaj.

Të ngjashme