Të shtëna më armë janë dëgjuar sot në rrugën “Pandeli Sotiri” në qendër të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për lajmi.net se një person ka mbetur i plagosur.
“Rreth orës 12:00 ne Vushtrri është raportuar për te shtëna me armë zjarri në një kafiteri në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ në Vushtrri. Sipas të dhënave të para i plagosur ka mbetur viktima G.F., 23 vjeçar, i cili pas tretmanit mjekësor ne QKMF Vushtrri, është dërguar për ne QKUK”, ka thënë Zahiti.
Zahiti ka thënë se motivet ende nuk dihen, por se në cilësi e të dyshuarit është arrestuar një i dyshuar G.L., 18 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një armë pistoletë dhe dy gëzhoja. /Lajmi.net/