Dje një femër në Suharekë është plagosur rëndë nga pakujdesia e një familjari të saj, njofton policia.
Policia thotë se viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për shërim dhe gjendja e saj është e rëndë.
Të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe i njejti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Suharekë 24.10.2017 – 17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia ka plagosur rëndë familjaren e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku gjendja shëndetësore e saj është e rëndë. Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje