Një person dyshohet se është plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në njërin prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë gjatë gjuajtjes me armë.
I plagosuri dyshohet që është Shaban Ramaj, truproj i Kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatri, raporton frontonline.
Plagosja ka ndodhur pas rrahjes në lokal në të cilin kanë qenë të pranishëm punëtorët e Telekomit.
Shaban Ramaj që dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë rast, është mik i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, njëherësh bashkëshoorti i kryetarës së Bordit të Telekomit, Besa Shatrit.
Ndërkohë, nga policia e Kosovës ende nuk kanë kthyer përgjigje për këtë rast.