Tetë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në hyrje të qytetit të Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
Një automjet tip Benz u përplas me një makinë tip Land Rover i cili ka përfunduar i përmbysur anës rrugës.
Të plagosurit u transportuan në spitalin e Sarandës.
Policia e Sarandës njofton sot se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 28 vjeç, banues në Tepelenë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.
Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:
Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.
Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(Total: janë dëmtuar 8 persona)
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme