Plagosi kolegët e tij në Mamurras, gjykata e Kurbinit lë të lirë David Medanin

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Kurbinit ka  lënë të lirë policin i cili u arrestuar për plagosjen e kolegeve të tij dhe një qytetari të tretë pas një përplasje në Mamurras.

Në vendimin e kësaj të premte gjykata ka liruar nga burgu punonjësin e Policisë, David Madani.

Gjithashtu edhe vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi gjithashtu janë liruar nga Gjykata në detyrim paraqitje. Ata bashkë me Nikoll Fufin (Vorfi), për të cilin masa do të jepet në spital pasi ështëi plagosur, akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në qendër të Mamurrasit ku personat e sipërpërmendur goditën me sende të forta policin David Madani, teksa ky i fundit qëlloi për vetëmbrojtje sipas SHÇBA.

E gjitha nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit, dhe aty policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë. 

Të ngjashme