Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi plagosi me vinç një punonjës ndërtimi.
Sipas policisë shtetasi me iniciale B.K., 46 vjeç akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.
46 vjeçari gjatë ditës së djeshme në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.