Të shtunën në Prishtinë një person ka plagosur aksidentalisht shokun e tij, bën të ditur Policia e Kosovës
Ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku i dyshuari e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij.
Ndërkaq policia të hënën ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.
Bëhet e ditur se arma është në kërkim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.