Plagosja e 10 vjeçarit nga Suhareka, Syla: Gjendja e tij është stabile

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Dje është plagosur aksidentalisht një 10 vjeçar nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.

Rastin për Ekonomia Online, e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili njoftoi se pas ekzaminimit gjendja e të miturit është stabile.

 “Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla.

Të ngjashme