Është prangosur edhe personi i katërt për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.
Me anë të raportit 24-orësh policia ka njoftuar se i dyshuari i arrestuar (i katëri me radhë), me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“GRABITJE NË TETATIVË/Rr. Adem Jashari, Prizren 15.11.2021 – 17:02. Lidhur me rastin me datë 20.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Të plagosur kishn mbetur babë e bir, të cilët aktuialisht janë në trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka njoftuar se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.
“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet”, ka thënë Shala.