Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Policia ka reaguar pas plagosje me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autori që plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, duke shtuar se po punon për kapjen e tij.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/TCh/

Të ngjashme