Dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë, pasi që e kanë sulmuar me një mjet të fort një person me të cilin kishin mosmarrëveshje.
Me këtë rast, viktima ka pësuar lëndime trupore. Më pas, “viktima”, i cili nga policia tashmë cilësohet si i dyshuar, me armë zjarri e ka plagosur njërin nga vëllezërit e dyshuar.
Policia nuk jep detaje se pse erdhi deri te sulmi, por thotë se dy të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.