Plagosja në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar të përfshirë në rast.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, njëri nga ta është arrestuar derisa tjetri është ende në arrati.

Kështu njoftoi për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, tha Borovci.

Të ngjashme