Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i rëndë trupor.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Më datë 08 shkurt, me mjet të rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe duke vepruar edhe me tre persona tjerë, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarin – i pandehur R.K., në atë mënyrë që i afrohen të dëmtuarit dhe në një moment i pandehuri V.H., e godet me boks hekuri, së cilës më i bashkëngjiten edhe 3 persona tjerë me shkop bejsbolli dhe që të gjithë duke e goditur në pjesë të ndyshme të trupit, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit (i pandehur) R.K.,”, thuhet në njoftimin e Gjykatës