Sot, një person është plagosur me armë aksidentalisht nga shokët e tij në vendin e punës, ku i njëjti më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se viktima është ndaluar në spital dhe aty po merr trajtim nga personali mjekësor.
Ndërkohë, rasti në polici është raportuar nga i dyshuari, i cili vetë është paraqitur në Stacionin Policorë, me ç’rast ka dorëzuar edhe armën më të cilën është kryer vepra.
Gashi ka njoftuar se: “sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë”.
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti sipas Gashit, është cilësuar “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim i pa autorizuar i armës” dhe “Dëmtim i lehtë trupor”.