Një plagosje me armë ka ndodhur në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një 30-vjeçar me iniciale M.P. është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”.
30-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe nuk është në rrezik për jetën.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, një 55-vjeçar me iniciale Gj.M.
Gjithashtu, 55-vjeçari Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.