Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve për Euronews Albania, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të një të riu nga Levani me një patrullë të Policisë.
Efektivi i Policisë me inicialet SH.J pas konfliktit me të riun ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur.
Po ashtu sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se i plagosuri është djali i një efektivi tjetër.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi që sulmoi me armë zjarri është shoqëruar në Komisariat dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.