Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në fshatin Shirokë të Suharekës pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me gjuajtje me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar plagë në këmbë dhe pas trajtimit në Spitalin e Prizrenit është liruar, pasi lëndimet u vlerësuan si të lehta.
I dyshuari, një 21-vjeçar me inicialet A.F., nuk është gjetur në banesën e tij gjatë një bastisjeje të autorizuar nga prokurori kujdestar. Policia po vijon hetimet për kapjen e tij.
“Sipas informatave fillestare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur në këmbë personin, mashkull, 44 vjeçar. I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF Suharekë për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas një intervenimi kirurgjik është liruar, pasi r lëndimet janë cilësuar si të lehta”, ka thënë policia.