Ekonomia Online
FUNDIT

Plagosje me thikë në Tiranë, sulmohet një 55 vjeçar

Plagosje me thikë në Tiranë, sulmohet një 55 vjeçar

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharaku”. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi E. N., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre, shkruan Euronews.al. I plagosuri […]

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharaku”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi E. N., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre, shkruan Euronews.al.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme