Policia e Kosovës përmes komunikatës së raportit ditor, kanë njoftuar se mbrëmë pas mesnate, saktësisht në ora 03 e 35 minuta, ka ndodhur një plagosje në Prishtinë.
Viktima mashkull kosovar, u godit me plumb në këmbë, derisa po tentontë që t’i ndante shokët e tij nga një konflikt.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, e me rastin tashmë po merret Prokuroria.
Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.