Mbrëmë rreth orës 21:00 në hyrje të Vushtrrisë, saktësisht në rrugën që çon për fshatin Sllatinë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Lajmin e konfirmoi për kallxo.com Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë.
Zahiti tha se rasti i plagosjes është regjistruar si vrasje në tentativë.
Sipas Zahitit, pesë persona po dyshohen për këtë plagosje.
“5 persona janë të dyshuar, ndërsa viktima ndodhet rrezikut për jetë”, tha Zahiti.