Dy të plagosur te Parku i Qytetit në Prishtinë

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 12:27 | Nga

Dy persona janë plagosur rreth mesditës te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Raportohet se një i ri në moshë ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, derisa ai po kalonte me skuter.

Policia e Kosovës ka konfirmuar nga të shtënat me armë janë plagosur dy persona. Gjendja e tyre është e rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spital me një taksi.

Sulmuesi ka ikur, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rrëfimi i një dëshmitari

plagosje

Një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes kur ndodhi plagosja tregon se një person, i ri në moshë, ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave që po lëviznin me motor të tipit skuter.

“Dy persona kanë qenë me motor, prej 20 deri 30 vjeç. Janë dëgjuar katër të shtëna. Sulmuesi ka qenë vetëm. Pasi ka qëlluar, ai është larguar duke vrapuar nga vendi i ngjarjes”, ka treguar ky dëshmitar, në kushte anonimiteti, për Ekonomia Online.

Kurse, dy të plagosurit janë dërguar nga qytetarët me një veturë taksie në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme