Ka vazhduar operacioni i kërkimit për trupin e policit Armend Trena.
Ekipet e shpëtim-kërkimit të FSK-së, Agjencisë për Menaxhimin Emergjent dhe Policisë së Kosovës kanë kërkuar në dy orët e fundit mbi lumin Lepenc.
Në orët e pasdites janë vendosur rrjeta në urën e fundit, në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se planin e ri të kërkimeve do ta vendosë të martën shtabi.
Nivelimi i lumit Lepenc ka rënë pas reshjeve të fundit.