Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Perëndimit ia kanë dorëzuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, planin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Blic”, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi ky plan është më i miri deri tash për Serbinë, por për Vuçiqin i papranueshëm.
“SHBA dhe vendet e Perëndimit kanë dorëzuar parimet dhe principet e veta”, siç shkruan ‘Bliuc’, “por për ne ai nuk është sa duhet i mirë. Nuk bën të fitojmë asnjë komunë, AKS do të fitojë statutin, por nuk dihet se çfarë statusi do të ketë”, citon ‘Blic’ burimin anonim, i cili sipas kësaj gazete është i informuar për hollësitë.
Theksohet se Perëndimi ka injoruar qëndrimin shtetëror se nuk ka opsion të pranueshëm nëse Prishtina i fiton të gjitha, kurse Beogradi asgjë, transmeton Koha.net.
Në hartimin e këtij non-paper dokumenti, sipas kësaj gazete, kanë marrë pjesë ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Evropë e Euroazi, Wess Mitchell, zëvendësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Helga Schmidt, dhe një përfaqësues i Britanisë së Madhe.