Vandalizuan tempuj hebre, e më pastaj tentuan të ikin nga Franca. Por tre shtetasit serbë nuk shpëtuan nga autoritetet e sigurisë franceze, pasi që ata u arrestuan në rajonin juglindor të Alpes – Martimes më 3 qershor të po këtij viti (2025). Të tre këta serbë dyshohet të kenë kryerë këtë akt për shkaqe fetare me urdhër të shërbimeve sekrete ruse.
Kjo metodë ishte përdorur edhe në luftërat në Jugosllavi, e që avokati Cedomir Stojkoviq e ka rikthyer në vëmendje manualin KGB/FSB, duke theksuar se ngjashëm kishte ndodhur edhe në luftën horror në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve ’90. Ajo që nuk duhet të kihet në dyshim është se sipas avokatit, reagimi në Beograd ka bërë që Serbia të shndërrohet në një tampolinë ruse për veprimtari destruktive në Evropë.
Qëllimi vecse dihet. Stojkoviq nënvizon se e gjitha u bë për të nxitur përqarje dhe konfikte brenda shoqërisë franceze,”ashtu si dikur dhe tani në shoqërinë boshnjake”.
“Serbët e arrestuar, sipas urdhrave të dhëna nga FSB (dhe nuk përjashtohet ndihma nga ana e shërbimit sekret serb BIA), kanë vandalizuar tempujt hebrenj me qëllim që të provokonin reagimin e komunitetit hebre, më pas reagimin e komunitetit mysliman, dhe më pas reagime zinxhir. Qëllimi: ndezja e shoqërisë për ta dobësuar dhe në fund ose për ta rrëzuar ose për ta vënë nën kontroll. Njësoj siç ndodhi në luftën horror në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve ’90.”, ka shkruar mes tjerash avokati.
Serbë të arrestuar në Francë sepse sipas urdhrave të shërbimit sekret rus vandalizuan tempuj hebre Manuali i KGB/FSB që fillimisht u përdor në luftërat në Jugosllavi dhe më pas u përsos në bashkëpunim me autoritetet në Serbi
Qëllimi i kësaj aksioni ishte nxitja e përçarjeve dhe konflikteve brenda shoqërisë franceze (ashtu si dikur dhe tani në shoqërinë boshnjake).
Serbët e arrestuar, sipas urdhrave të dhëna nga FSB (dhe nuk përjashtohet ndihma nga ana e shërbimit sekret serb BIA), kanë vandalizuar tempujt hebrenj me qëllim që të provokonin reagimin e komunitetit hebre, më pas reagimin e komunitetit mysliman, dhe më pas reagime zinxhir. Qëllimi: ndezja e shoqërisë për ta dobësuar dhe në fund ose për ta rrëzuar ose për ta vënë nën kontroll.
Njësoj siç ndodhi në luftën horror në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve ’90.
Kjo operacion i KGB/FSB në Francë kishte edhe disa nëntarë specifikë:
të ndezë tensionet politike për çështjen e migrantëve, që të ndihmonte pikat ruse politike në Francë të përfitonin duke shfrytëzuar këtë temë;
të forconte ndarjet politike midis Francës dhe përgjithësisht Evropës dhe Izraelit, që Rusia të paraqitej si faktor ndërkombëtar për çështjen e Iranit përballë Trumpit (diçka që Putin sot ia paraqiti Trumpit në një bisedë telefonike).
Për dy vjet kemi folur në Grupin Tetori që shërbimi sekret serb është nën kontroll të plotë rus, dhe se tolerimi i kësaj gjendjeje nga Perëndimi do të derdhej në fund edhe mbi vetë Perëndimin
Dhe kjo po ndodh tani.
Por kini parasysh, ky është vetëm fillimi. Reagimi në Beograd ka bërë që Serbia të shndërrohet në një trampolinë ruse për veprimtari destruktive në Evropë.
KJO, dhe jo diçka tjetër, është objektivi i Putinit në Serbi. Blerja nga Vuçiqi e 12 avionëve Rafale është vetëm një kamuflazh i lirë për aktivitetet shumë më serioze që Rusia po zhvillon përmes Serbisë
Kemi thënë se Perëndimi ka vetëm dy zgjedhje në këtë kontekst:
Ose të ndihmojë forcat që po luftojnë këtë ndikim;
Ose të izolojë Serbinë siç bëri me Bjellorusinë për t’u mbrojtur nga veprimtaria e FSB-së.
Nuk zgjodhën rrugën e lehtë. Tani do duhet të ndjekin atë të vështirën.
Sa i përket aktiviteteve ruse përmes Serbisë, nuk ka pasur profet tjetër përveç Grupit Tetori.
Nuk ka pasur. Dhe nuk do të ketë.
Franca, Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së mund të presin fatin e tyre MAGA, ose mund të përqendrohen seriozisht në ndihmën ndaj rrjeteve që do t’i kundërvihen Rusisë në këtë qendër trajnimi – Serbi!
Kjo nuk është “mendimi” im. Kjo është e ardhmja që nuk do t’ju kursejë nëse nuk e merrni seriozisht rëndësinë e paralajmërimeve të Grupit Tetori.