Hit-trileri nga Emily Blunt, “Girl On The Train” do ta ketë një ribërje bollivudiane.
Parineeti Chopra do ta luajë rolin të cilin Blunt e luajti në filmin e vitit 2016 për versionin hindu të romanit bestseller të Paula Hawkins.
Aktorja hinduse mezi po pret që ta nisë xhirimin e filmit këtë verë, duke zbuluar se “The Girl on the Train” është një projekt ëndrrash për të, shkruan KOHA Ditore.
“Dua të bëj role në të cilat audiencat nuk më kanë parë më parë dhe ato që kërkojnë shumë përgatitje dhe detyra shtëpie, dhe kjo është arsyeja se pse ‘The Girl on the Train’ me të vërtetë është i përshtatshëm për mua”, thotë ajo në një deklaratë. “Karakteri është një alkoolike dhe një viktimë e abuzimit, ndërsa unë nuk kam hulumtuar asgjë si ajo në ekran më parë. Kurrë nuk kam menduar se do ta bëja një film rreth një libri që e kam lexuar dhe e kam dashur”.