Planifikoi sulm kundër komunitetit LGBTI, i ngritët aktakuzë kosovarit

Prishtinë | 15 Sht 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V.
I njëjtit sipas Prokurorisë po përgatiste një sulm ndaj një grupi të komunitetit LGBTI.

Prokuroria Speciale njoftoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të ngjashme