“Planin e kemi gati, Kina të guxojë të sulmojë Tajvanin”: Kërcënon hapur gjenerali amerikan

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley deklaroi se ata e kanë gati planin nëse Kina do të guxonte që të tentonte pushtimin e Tajvanit gjatë javëve, muajve apo viteve në vijim.

Duke folur për mediat pas kërcenimeve të vazhdueshme të Kinës ndaj Tajvanit, ai konfirmoi qendrimin e Presidentit Biden se do ta mbroni ishullin nga çdo lloj sulmi të ardhur prej Kinës, raporton abcnews.al.

SHBA ka një marrëdhënie të ngushtë me Tajvanin që prej krijimit të shtetit nga nacionalistët kinezë, të cilët u largua nga shteti amë pasi pushtetin aty e morën komunistët me në krye Mao-n.

Ndërkohë, Kina nuk e ka njohur asnjëherë Tajvanin si shtet të pavarur duke kërkuar vazhdimisht ribashkimin.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se nisur nga forcat në rajon, Kinës i kanë mbetur vetëm pak vite për të mundësuar një pushtim ushtarak të Tajvanit, pasi në rast të kundërt kjo do të bëhet e pamundur me shtimin e prezencës amerikane si edhe forcimit të shteteve të tjera si Japonia, Australia apo India që njihen si kundërshtare të gjigatit aziatik.

Të ngjashme