Këngëtarit, njëherësh politikan, Labinot Tahirit sot i është plaçkitur vetura.
Tahiri, i cili është kandidat për deputet, i është thyer vetura në Lipjan, gjatë një aktiviteti politik.
I kontaktuar nga Prive, Labi ka pranuar incidentin duke thënë që atij i është vjedhur një çantë dhe hajduti është kapur nga policia.
Labi, ka deklaruar që bëhet fjalë për një vjedhje të zakonshme dhe nuk ka diçka të lidhur me pikëpamje politike.
Në polici Tahiri ka deklaruar që nuk dëshiron të bëj akuzë.