Asfalti është plasaritur mbi urën e Liqenit të Ujmanit në Bërnjak. Kjo si pasojë e rëndesës të shkaktuar nga kamionët që janë duke qëndruar në atë pjesë të vendit për të dhjetën ditë me radhë, ku janë duke bllokuar rrugët për qarkullim.
Kamionët janë vendosur nga protestues serbë dhe janë të mbushur me zhavorr. Kamionë të tillë ka edhe në Jarinjë.
Ndryshe, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë duke zhvilluar takim sot në Bruksel nën shoqërimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.
Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian gjatë vizitës së saj sot që ka bërë në Kosovë ka thënë se rruga më e mirë mes dy vende është dialogu. Po ashtu edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, këtë të mërkurë ka bërë thirrje që situata të qetësohet.