Plateja mbi Kurriz, dështim i Ahmetit

Prishtinë | 23 Qer 2016 | 13:05 | Nga

Ka kaluar një vit prejse kompania “Rexha” ka nisur punimet për rregullimin e platesë mbi “Kurriz” në Prishtinë, ndonëse sipas kontratës së nënshkruar me Komunën e Prishtinës punimet tashmë do të duhej të ishin të përfunduara në këtë projekt që “peshon” rreth 1 milion euro.

Kompania ndërtuese ka pasur afat 180 ditë pune për t’i përfunduar punimet e nisura në qershor të vitit të kaluar, i cili afat, sipas opozitës në Komunë të Prishtinës, ka kohë që ka kaluar, përderisa as gjysma e punimeve nuk ka përfunduar.

Edhe banorët e lagjes “Dardania”, në Prishtinë, ankohen për stërzgjatjen e projektit, duke shtuar se prej fillimit të punimeve në këtë projekt kompania i ka pasur të angazhuar një apo dy punëtorë, prandaj për 365 ditë kalendarik prejse kanë filluar punimet, që janë më shumë se 180 ditë pune, nuk është arritur të përfundojë nivelizimi mbi plate e lëre më të vendosen pllakat apo të ndërtohen kënde për lodrat e fëmijëve, shatërvanët, ashtu siç parashihet me projekt.

Të ngjashme