Platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë do të jetë në mesin e 28 pikave të rendit të ditës në seancën e Kuvendit, e caktuar për të hënën.
Qeveria qysh para dy muajve ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila përveç legjislativit i është dorëzuar edhe presidentit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por specifikisht i ka kërkuar institucionit ligjvënës që Thaçit t’ia miratojë rolin prijës në këtë proces.
është pika që ka ndarë subjektet politike, përfshirë edhe ato brenda koalicionit. Për shkak të trashëgimisë në negociatat e deritashme, Thaçi është cilësuar person jo i duhur për ta marrë komandën e dialogut.
Sipas Platformës së Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të insistojë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ndodhë njohja reciproke ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.