Mësimi në distancë ka filluar tashmë që disa javë, por ka dhjetë ditë që ka filluar edhe platforma për edukimin e hershëm për moshat 0 deri 6 vjeç.
Kjo platformë po arrijnë rezultatet e pritura sipas zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Xhavit Rexhaj.
Sipas tij, qysh në javën e parë ka pasur shikueshmëri të lartë, kur rreth 500 mijë veta kanë pasur qasje.
“Platforma jonë e edukimit dhe zhvillimit në fëmijëri e hershme është para 10 ditësh dhe qysh në javën e parë ka mbërri shikueshmëri shumë të lartë rreth 500 mijë veta kanë pasur qasje deri para dy ditësh dhe reagimet e para të prindërve dhe të opinionit janë jashtëzakonisht pozitive”.
Rexhaj paralajmëroi se në javët në vazhdim kjo platformë do të shtohen edhe materiale të tjera si filma të animuar.
“Informatat kthyese janë jashtëzakonisht pozitive, por normal se të gjitha këto janë zgjidhje shumë të shpejta dhe nuk duhet pritur njeriu që të ketë cilësinë më të madhe, tash edhe me platformën të cilën po flasim ne jemi duke punuar vazhdimisht që ta pasurojmë atë”.
“Së shpejti do të shtohen materialet e animuara do të shtojmë materiale vizatimuara që janë më të afërta për fëmijët do t’i shëndrrojmë materialet në materiale zanore që të komunikojnë më lehtë me këtë platformë”.
“Platforma ofron disa shërbime ato kryesore janë aktivitete ditore të organizuara për secilin muaj në mënyrë tematike poashtu i ka edhe pjesën se si të flasim me fëmijët për Covidin, për pandeminë si të sillemi në familje dhe si të flasim me fëmijët, dhe ka pjesën e kontaktimit të ekspertëve dhe të pyetje përgjigjeve”.
Zëvendësministri Rexhaj u shpreh se për çdo paqartësi prindërit mund të kontaktojnë MAShTI. Ai ka sqaruar se kanë angazhuar një grup të ekspertëve dhe psikologëve se si të përballen me këtë periudhë të pandemisë.
“Prindërit mund ta kontaktojnë MAShTI do të jetë një njeri kujdestarë, por mund ti kontaktojnë edhe ekspertët për aspekte të ndryshme të reagimit ndaj situatës dhe të mësimit dhe të edukimit në fëmijërinë e hershme.
“Në ndërkohë ne kemi organizuar edhe një grup të ekspertëve dhe psikologëve në bashkëpunim me psikologët e shkollave të cilët duam që të punojnë me nxënësit dhe me të ritë se si të përballen më mirë në këtë kohë”.