Konzola e Sonyt e ka fituar një avantazh të hershëm në luftën e konsolave të gjeneratës së ardhshme kundër konsolës së Microsoftit Series X.
Avantazhi fillestar për PS5 është interesimi më i madh i developerëve për konzolat Xbox Series X dhe Nintendo Switch, dhe këto janë të dhënat e hulumtimit të kryera në mesin e 4.000 developerëve të lojërave.
Të dhënat thonë se 23 për qind e developerëve të anketuar do ta lansojnë projektin e tyre të ardhshëm për PS5, 19 për qind e zgjodhën Nintendo Switch dhe vetëm 17 për qind e zgjodhën Xbox Series X, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, as PS5 nuk mund të garojë me PC e cila mbetet platforma më e popullarizuar në mesin e developerëve të lojërave. Madje 52 për qind e tyre e planifikojnë projektin e ardhshëm për PC, shkruan TechRadar.