PlayStation dhe Whatsapp, këto ishin orët e fundit të Davide Astorit

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 12:23 | Nga

Davide Astori ka vdekur dje në hotel, vetëm pak orë para ndeshjes që skuadra e tij Fiorentina do ta zhvillonte ndaj Udineses.

“Sportmediaset” shkruan se personi i fundit me të cilin ishte takuar ishte portieri Sportiello, me të cilin ka shkëmbyer edhe mesazhin e fundit në “Whatsapp”.

Marco Sportiello dëshmoi edhe për hetuesit për orët e fundit që kaloi me Astorin.

Pas darkës, kapiteni i Fiorentinës, si zakonisht, u qetësua në dhomën e portierit duke luajtur “PlayStation”. Në orën 23:00, 31-vjeçare kthehet në dhomën e tij i vetëm. Në orën 23:34 minuta, Astori ka shkëmbyer edhe mesazhin e fundit me Sportiellon.

“Ke harruar këpucët te unë”, i shkruan Sportiello, ndërsa Astori i kthen përgjigje: “Faleminderit, nuk më duhen tani, i marr në mëngjes”. Një takim, që për fat të keq nuk ndodhi kurrë!

Rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, zbulimi tragjik. Astori u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Në dhomë, gjithçka dukej në rregull, mbi tavolinë vetëm telefoni, ndërsa nuk kishte ujë. Një shenjë për hetuesit se kapiteni shkoi i qetë në shtrat.

Autopsia pritet të kryhet në orët në vazhdim, por gjithçka të çon në një vdekje natyrale. Megjithatë, gjithçka duket e pashpjegueshme, pasi lojtari kishte kryer analizat më 28 shkurt dhe asnjë problem nuk ishte zbuluar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme